Drejtuesi i “Benzit” që ia mbathi efektivëve të RENEA-s duke mos pranuar që të hapte derën e makinës është ndaluar nga policia rreth një orë pas operacionit për kapjen e tij. Ngjarja ndodhi këtë të martë gjatë operacionit në kryeqytet, në zonën e Varrit të Bamit ku largimi i të kërkuarit rrezikoi jetën e efektivëve. Sipas informacioneve mësohet se personi i ndaluar është Altin Gega.