Top News – ‘Patriotët’ gjermanë mbrojnë samitin e NATO-s /Lituania ‘e blinduar’ në tokë dhe në qiell
11/07/2023 11:11

Liderët e shteteve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë, me qëllim që të tejkalojnë mospajtimet rreth përpjekjeve të Ukrainës për t’u bërë anëtare e aleancës. Në agjendën e takimit dyditor është edhe pranimi i Suedisë në aleancë, pasi më në fund presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u dorëzua dhe tha ‘Po’. Ndërkohë, siç raporton agjencia e lajmeve Retuers, samiti dyditor i NATO-s do të mbikëqyret nga sistemet e raketave “Patriot” nga Gjermania, aeroplanë luftarakë dhe forca nga 17 shtete. Përvec Patriotëve gjermnanë, në mbrojtje të samitit janë vendosur edhe sistemet NASAMS dhe avionët luftarakë. 1 mijë trupa shtesë nga 16 vende aleate të natos, bashkë me bateri anti ajrore dhe avionë luftarakë janë dislokuar në vilnius ku do të qëndrojnë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së samitit. Shumë shtete kanë siguruar edhe sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore që shtetet baltike nuk i disponojnë. Gjermania dërgoi plot 12 lëshues të raketave patriot që mund të rrëzojnë raketa balistike, avionë luftarakë dhe raketa kruiz. Spanja dërgoi sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS ndërsa franca topat me vetështytje Caesar. Finlanda, danimarka dhe franca po ashtu ofruan avionët e tyre luftarakë ndërsa mbretëria e bashkuar dhe franca siguruan mbrojtjen nga dronët. Po ashtu, polonia dhe gjermania dërguan forcat e tyre speciale me helikopterë në Lituani ndërsa një numër vendesh të tjera nisën njësi të mbrojtjes nga sulmet kimike, biologjike dhe radioaktive. Sipas Reuters, tetë bateri patriot u vendosën afër aeroportit të Vilniusit, në drejtim të kaliningradit, dhe dy të tjera në drejtim të Bjellorusisë.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50