Në paraqitjen e radhës në SPAK, Sali Berisha ironizoi deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili të dielën tha se ‘trimosha të BKH-së donin të hynin me patllake në brez brenda Kryeministrisë’. Berisha - Merreni ju me mend, kryeministër që tmerrohet nga patllaket që agjentët i mbajnë në përputhje me ligjin. Iu kujtua Isa Boletini atij në Londër. Kreu i PD komentoi edhe zgjedhjen e Klodjan Brahos në krye te SPAK.