Që prej nisjes së procesit të verifikimit të njohur ndryshe Vetting dhe që vepron përmes dy niveleve; i pari me emrin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe i dyti me emrin Kolegji i Posaçëm i Apelimit janë shkarkuar qindra gjyqtarë e prokurorë, disa të vetëdorëhequr nga sistemi. Natyrisht nuk janë të njëjta shkaqet ku është bazuar shkarkimi dhe shkeljet e konstatuara. Një pjesë e tyre janë shkarkuar për afera të rënda korruptive, për pasuri të jashtëzakonshme abuzive, produkt i vendimmarrjeve korruptive.