Ai punonte si gjyqtar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aktualisht në GJKKO janë 9 gjyqtarë nga 16 që duhet të jenë. Sipas KPK-së, gjyqtari Ndreca rezultoi me probleme sa i takon pasurisë së një familjari. Gjyqtari Ndreca ka shqyrtuar ndër të tjera dosjen 339, grabitjen e Rinasit dhe çështjen e ish-deputetëve të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko. Gjithashtu sot është dhënë vendimi edhe për gjyqtaren e Vlorës, Elona Mihali. KPK nuk ka gjetur shkelje për gjyqtaren, duke e konfirmuar atë në detyrë.