Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk pajtohet me vendimin e shkallës së parë të vettingut, që mori vendimin për në detyrë të gjyqtares Rilinda Selimi, vendim i firmosur nga trupa e komisionit të pavarur të kualifikimit në 14 dhjetor të vitit të kaluar Komisionit. ONM ka kërkuar ankimim të vendimit, për të larguar nga sistemi Gjyqtaren e Apelit Administrativ, që njëkohësisht është edhe bashkëshortja e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, i shkarkuar nga vettingu për shkak të pasurisë së pajustifikuar.