Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideroi diasporën e vendit, një pasuri të cmuar dhe shtoi se me ligjin e ri për zgjedhjet, po i jepet fund padrejtësive ndaj saj. Kurti mori pjesë në punimet e kjonferencës Diaspora flet, ku edhe theksoi se kjo e fundit ka një rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Kosovës.