Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Klajdi Merkaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke e lënë në burg. Merkaj ishte anëtar i grupit kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja. 35-vjeçari njihet si mik i ngushtë i vëllezërve Çopja dhe sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se i riu pastronte paratë e Hajdar dhe Franc Çopjas.