Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar në Spanjë dhe Portugali si pjesë e një rrjeti kriminal të pastrimit të parave. Të ndaluarit sipas autoriteteve punonin me bandat në të gjithë Evropën. Shumica e të dyshuarve, të arrestuar muajin e kaluar, janë shtetas rusë, sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së Europol. Ndërkohë policia spoanjolle, grupi pastronte kryesisht para nga trafiku i paligjshëm i drogës dhe merrte 2 deri në 3% komision për transferimin, si pjesë e një kompanie të mirëfilltë shumëkombëshe të pastrimit të parave.