Një grup banorësh që preken nga projekti për rehabilitimin e kanalit kullues në zonën e Urës së Dajlanit protestuan në ambientet e brendshem të Bashkisë së Durrësit, duke deklaruar se prishja e banesave i ka lënë në qiell të hapur. Përfaqësues të familjeve kanë mbërritur pranë bashkisë së Durrësit dhe kanë kërkuar zgjidhje të situatës, ndërsa fadromat e IKMT-së kanë ndërhyrë në prishjen e objekteve. Ata thonë se nga bashkia jo vetëm që nuk kanë marrë zgjidhje, por edhe i kanë kërcënuar. Janë 16 familje që jetojnë në banesa të rregullta dhe 4 në barake. Prishja nisi menjëherë pas njoftimit në datën 21 janar. Protesta e banorëve ndërpreu prishjet e shpejta, po këtë të mërkurë sërish kanë shkuar fadromat për përfundimin e aksionit.