Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si Salt Bae ka arritur të tregojë aftësitë e jashtëzakonshme në gatim., ai gëzon statusin e milionerit për shkak të restorantit, bizneseve dhe numrit të madh të ndjekësve në rrjetet sociale. Mirëpo turku ka edhe një pasion tjetër që pak kush e di, atë të makinave luksoze. Makina më e shtrenjtë në koleksionin e tij është një Rolls-Royce Cullinan me një motor V12 me benzinë 6.7 litra që prodhon 571 kuaj fuqi dhe kombinohet me një kambio automatike. Në garashin e tij përfshihet edhe një Rolls-Royce Ghost. Nën kapuçin e makinës është një motor 6.6-litërsh dhe shoqërohet me një transmetim automatik me 8 shpejtësi.