Festa e Pashkës ortodokse ka shtuar fluksin në pikat kufitare të vendit me Greqinë. Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës kanë hyrë e kanë mbi 10 mijë shtetas, nga të cilët 6838 në hyrje dhe 3238 në dalje. Po ashtu janë regjistruar dje 3358 mjete në hyrje e në dalje. Dogana shqiptare për të përballuar fluksin po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërsa pala greke numëron 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje.