Pasaportat e arta janë një problem jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Malin e Zi. Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez thotë se si vend kandidat i BE-së, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Europian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.