Dëmi i shkaktuar nga zjarret në njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit mund të pasohet nga një epidemi e mundshme për shkak të kafshëve të ngordhura. Për këtë arsye, ekipet e Ministrisë së Bujqësisë kanë nisur groposjen e kafshëve të ngordhura nga flakët. Ministria thotë se masat po merren në kushtet e një emergjence të plotë, pasi rreziku për shëndetin publik mbetet i lartë.