Makina që dyshohet se është perdorur nga grabitesit është gjetur e djegur, në dalje të qytetit të Koplikut, në rrethrrotullimin që të lidh me aksin nacional Shkoder - Hani i Hotit. I çuditshëm është fakti se grabitësit nuk kanë përzgjedhur një zonë të pabanuar për djegien e makines, por një aks nacional, ku ka lëvizje të shumta nga shqiptarët dhe të huajt. Pasi kanë djeguar mjetin tip Golf, grabitësit kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve, një tjetër automjet, ku lëvizte një qytetar dhe janë larguar.