Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj firmosi urdhrin e parë, pas vendimit të gjyqësorit, që e la në detyrë duke shfuqizuar si antikushtetues procesin e ndjekur për shkarkimin e tij. Urdhri i parë i Veliajt lidhet me dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit dhe ngarkon me përgjegjësi ndërmarrjen e dekorit dhe eventeve për të marrë masat për vendojen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësia publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.