Pas vizitës në Kiev, ku qëndroi mbi pesë orë, presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Poloni, ku pritet të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda. Vizita e paparalajmëruar në Ukrainë, e para që kur Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë, nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin. Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.