Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg Arian Melin, i riu i cili mblidhte para për tërmetin e 26 Nëntorit, por në fund i mbante vetë. 30 vjeçari u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar, teksa kishte hapur një faqe me emrin “Rilindje” dhe në emër të kryeministrit Rama u bënte thirrje qytetarëve që të kontribuonin me vlera të caktuara për të prekurit nga tërmeti.