Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës Ann Fransen. Ky takim konsiderohet shumë i rëndësishëm për të ecur më tej me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, për të hetuar dhe goditur grupet kriminale, goditur veprimtaritë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për të gjurmuar dhe sekuestruar asetet e krimit.