Top News – Pas sulmit të hakerave rusë/ Masa të reja për sigurinë kibernetike në SHBA
20/02/2021 12:24

Të tronditur nga një sulm gjithëpërfshirës që mund të ketë zbuluar për Rusinë sekretet e qeverisë dhe korporatave, zyrtarët amerikanë po përpiqen të forcojnë mbrojtjen kibernetike të vendit dhe po pranojnë se një agjenci e krijuar dy vjet më parë për të mbrojtur rrjetet dhe infrastrukturën e Amerikës nuk ka fondet, mjetet dhe autoritetin për t'iu kundërvënë kërcënimeve të tilla të sofistikuara. Ndërhyrja, gjatë së cilës u vodh programi i përdorur gjerësisht nga kompania SolarËinds Inc. me bazë në Teksas, ka nxjerrë në pah ekspozimin e thellë ndaj rreziqeve të rrjeteve kompjuterike të strukurave të qeverisjes civile dhe kufizimet e përpjekjeve për t'i pikasur kërcënimet. Ka mundësi që të fillojë gjithashtu një valë shpenzimesh për modernizimin e teknologjisë dhe sigurinë kibernetike. "Ka nxjerrë në pah investimet që duhet të bëjmë në sigurinë kibernetike për të patur aftësinë për t'i bllokuar këto sulme në të ardhmen", tha Anne Neuberger, zëvendës këshilltarja e sapoemëruar e sigurisë kombëtare për teknologjinë kibernetike dhe emergjencat, gjatë një seance informimi të Shtëpisë së Bardhë. Reagimi pasqyron seriozitetin e një sulmi që u zbulua vetëm në muajin dhjetor. Hakerat, ende të paidentifikuar, por për të cilët zyrtarët thonë se gjasat janë që të jenë rusë, kishin qasje të pakufizuar në të dhënat dhe postën elektronike të të paktën nëntë agjencive qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe rreth 100 kompanive private, me shkallën e plotë të kompromentimit ende të panjohur. Dhe ndërsa ky incident duket se kishte për qëllim vjedhjen e informacionit, ai rriti frikën se hakerat e ardhshëm mund të dëmtojnë infrastrukturën kritike, si rrjetet elektrike ose ujësjellësat.

Top News-Zelenskin e ndalon vetvetja të flasë me Putin. Një dekret i 2022, bllokon bisedimet e paqes
19/08 18:00
Top News – Raketat ruse alarmojnë NATO-n / Ngrihen me urgjencë avionët luftarakë, Polonia në ankth
19/08 15:48
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top News – Putin thotë ‘po’, në tavolinë me Zelenskin / Macron propozon Gjenevën, takimi në gusht
19/08 14:34
Top News – Letër Melanias dhe tetë ‘faleminderit’ / Si e joshi Zelenski Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
19/08 14:22
Top News – Alarm ajror në Kiev para bisedimeve / Putin shantazhon, 270 dronë e 10 raketa gjatë natës
19/08 14:10
Top News – Trump ‘fikson’ takimin Zelenski-Putin / Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
19/08 12:36
Top News – Qindra tonë ushqime drejt Gazës / Niset anija e shpresës nga Qiproja, territori në krizë
19/08 12:10
Top News – ‘Neni 5’ për Ukrainën…Garanci sigurie nga SHBA e Evropa, Putin ‘pranon’
19/08 12:07
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën për takimin Putin-Zelensky: Forca hap Kutinë e Pandorës!
19/08 12:05
Top Channel/ Zelensky “nuk e fal” gazetarin që i kritikoi veshjen, batuta “therëse” per Glenn!
19/08 11:38
Top Channel/ Trump telefonon Putinin: Tani, takim me Zelenskyn! Nga Kremlini, përgjigje e paqartë!
19/08 11:31
Top Channel/ Takimet në Washingont, DW: Hap në drejtimin e duhur, Europa-Front i bashkuar!
19/08 11:30
Top News – Hamasi pranon armëpushimin. Propozimi i Egjiptit e Katarit, por pritet Izraeli
19/08 10:06
Top Channel/ Ku u “përplas” Trump me BE/ Macron e Merz kërkuan të ndalen sulmet
18/08 23:22
Top Channel/ Trump: Duhen territore për paqen. Zelensky: gati të takohem me Putinin
18/08 23:22
Top Channel/ Trump “presion” me hartën / Mesazhet e fshehura, Zelensky refuzoi kravatën
18/08 23:00
Top Channel/ Takimi Trump-Zelensky! Bota me sytë nga Washingtoni për paqen në Ukrainë
18/08 19:56
Top News – Satelitë të rrëmbyer e armë në orbitë / Hapësira, fusha e re e betejës në shekullin e 21
18/08 15:21
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16