Shkodra përjetoi minuta të frikshme, pasi të shtënat me armë prishin qetësinë e mesditës. Një person është qëlluar me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës Prek Cali. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet dhe kërkimet për autorin apo autorët e krimit. Nga të dhënat bëhet e ditur, se ngjarja mund të ketë ardhur si rezultat i një konflikti të castit, por ende nuk ka informacione të sakta.