Fation Kuqari, një nga konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen’ ka marrë vendimin që të largohet nga program i mirënjohur i Top Channel. Ky vendim drastik erdhi menjëherë pas sherrit të fortë që ai pati me Erin, një nga djemtë e rinj që hyri ditën e premte në program. Në puntatën e të hënës, ata patën një debat verbal që përfundoi në fjalë fyese dhe djemtë u bënë gati për konfrontim fizik, por konkurrentët e tjerë ndërhynë menjëherë dhe produksioni vendosi ti pezullonte.