Banorët e Porto Romanos, janë ngritur në protestë këtë të dielë, fill një ditë pasi fabrika e gazit në Durrës u përfshi nga flakët. Të shqetësuar për mungesën e sigurisë për familjet e tyre, banorët kanë kërkuar që autoritetet përkatëse të ndrërhyjnë menjëherë dhe të bëjnë të mundur zhvensosjen e fabrikës në një tjetër zonë, pasi I gjithë komuniteti është i rrezikuar. ‘”Ose ne, ose fabrika.”, ishte kjo motoja e protestës, që u zhvillua në Durrës, ku të pranishëm ishin burra, gra e fëmijë.