Në një kohë kur vala e rritjes së menjëhershme të çmimit të naftës në çdo pikë karburanti, nxiti revoltën e qindra qytetarëve, kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi se brenda 24 orëve do të firmosë një akt normativ për menaxhimin e situatës. Në takimin me furnizuesit e naftës në vend këtë të enjte, kryeminstri Rama, njoftoi se brenda pak ditëve do të ngrihet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, i cili do të ngrijë marzhin e fitimit dhe do sigurojë transparencë për çmimet dhe rezervat e naftës.