Kryeministri Zoran Zaev ka ngritur alarmin se kriza energjetike që ka prekur Evropën do të sjellë pasoja edhe në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë për shtyp të martën, kreu i vendit fqinj deklaroi se kursi i denarit është në gjendje të qëndrueshme por se qeveria ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike. Zaev tha se ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe ai duhej të ngrejë shqetësimin se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shpëtojë krizës globale, por siguroi që autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.