Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se përgatitjet për lëshimin e planifikuar të satelitit të parë spiun të vendit duhet të shkojnë përpara për të zbrapsur ato që ai i quan kërcënime nga SHBA dhe Koreja e Jugut. Analistët thonë se sateliti ushtarak është pjesë e përpjekjeve të vendit të armatosur me armë bërthamore për të avancuar teknologjinë e tij të mbikqyrjes, përfshirë edhe dronët, në mënyrë që të përmirësojë kapacitetet e tij për të goditur shënjestra në rast të një konflikti.