Diola Dosti dhe Erolld Belegu, një çift tejet i komentuar në shtypin rozë, vazhdojnë të befasojnë ndjekësit e tyre në Instagram me eksplorimet e vendeve të shumta të botës. Pas pushimeve në Maldive, dy javë më parë, dyshja kanë vizituar qytetin e bukur të Ulqinit. Këtë e bënë të ditur ata të dy, përmes postimeve të shumta në Instagram, duke ndarë pamje të destinacionit që ata zgjodhën.