Ish-kryeministri Sali Berisha, pas një mungese të shkurtër nga konferencat e daljet publike, pas udhëtimeve në bjeshkë, është paraqitur këtë të hënë para SPAK. Berisha u prit nga disa mbështetës para kësaj strukture, ku ai firmosi në respekt të masës së sigurisë detyrim për tu paraqitur.