Top News – Pas përvëlimit vjen tërbimi…Përmbytje të frikshme në Evropë, disa viktima në Rumani
29/07/2025 12:53

Përmbytjet masive në verilindje të Rumanisë kanë vrarë tre persona dhe kanë detyruar evakuimin e qindra të tjerëve, thanë zyrtarët lokalë. Një burrë 66-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e një përroi në provincën Suceava ndërsa disa lumenj të fryrë përmbytën gjithçka në rrugën e tyre pas shirave të rrëmbyeshëm. Një grua 89 vjeçare dhe një tjetër 85 vjeç vdiqën gjithashtu në të njëjtin rajon. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për viktima të tjera të mundshme. Disa qindra banorë u evakuuan, disa me helikopter, me imazhet që tregonin rrugë të bllokuara nga mbeturinat, ura të shkatërruara dhe pemë të shkulura me gjithë rrënjë. Me shumë fshatra të izoluara, zyrtarët thanë se ishte ende herët për të vlerësuar shkallën e plotë të dëmeve, por sidoqoftë, "një numër i konsiderueshëm" shtëpish janë dëmtuar. Dhe në fakt është e gjithë evropa qendrore që po përgatitet për përmbytje. Në vetëm 24 orë më shumë se 100 litra shi për metër katror ranë në disa zona ndërsa një sistem i presionit të ulët përfshiu sllovakinë dhe poloninë, duke u zhvendosur edhe më tej në Republikën Ceke. E me më shumë reshje shiu në pritje, ekspertët druajnë se situata mund të rëndohet shumë. E ndërkohë, në turqi e greqi vazhdon lufta me flakët. Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në zjarret apokaliptike që kanë përfshirë turqinë, me të nxehtin që i ka cuar temperaturat deri në 50 gradë celcius dhe erën e fortë që po shkakton shkatërrim rreth gjithë mesdheut lindor. Flakët kanë detyruar më shumë se 3500 banorë të braktisin shtëpitë e tyre që nga fundi i qershorit, me sipërfaqe të mëdha pyjesh të kthyera në hi. Sidoqoftë, ekspertët thonë se temperaturat në rajon pritet të bien në fillim të gushtit, duke u kthyer në normalen e sezonit. Megjithatë, rreziku i zjarreve mbetet i lartë, vecanërisht në greqinë jugore.

Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54