Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon të krijojë një koalicion për dërgimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë. "Disa partnerë e kanë dhënë tashmë miratimin", tha Macron në Paris në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.