I liruar me kusht nga burgu prej 2 muajsh pasi pagoi garancinë prej 1 milionë eurosh, Dani Alves po kërkon të rindërtojë jetën e tij dhe të nisë një aktivitet. Braziliani ishte dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për përdhunimin e një vajze në diskotekën Sutton të Barcelonës, por ai mori autorizimin nga gjykata për të pritur vendimin përfundimtar jashtë qelive të burgut.