Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi nga Shtetet e Bashkuara mbështetje financiare, logjistike dhe diplomatike, në mënyrë që Turqia ta sigurojë dhe udhëheqë Aeroportin e Kabulit, pasi trupat ndërkombëtare ta përfundojnë tërheqjen nga Afganistani. Duke folur gjatë një vizite në Qipro, Erdogan tha se Turqia mund ta kryejë misionin - pavarësisht paralajmërimeve të militantëve talibanë - për aq kohë sa Uashingtoni siguron mbështetje. “Nëse këto kushte plotësohen, ne jemi duke menduar ta marrim përsipër menaxhimin e Aeroportit të Kabulit”, tha Erdogan.