Përfaqësuesi i posacëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, pas takimeve të zhvilluara pasditen e të martës në Prishtinë, i janë drejtuar sot Beogradit. Mediat serbe shkruajnë se takimet e diplomatëve me zyrtarët serbë dhe kosovarë vijnë një ditë pas njoftimit se Qeveria e Serbisë do t'i paraqesë kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, gjë që SHBA-të dhe disa zyrtarë të BE-së e kundërshtojnë.