Menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dha konfirmimin dhe mbështetjen e tij për Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ky I fundit ka marrë një tjetër hap. Nëpërmjet një shkrese të bërë publike, Bardhiu I kërkon kryeparlamentares Lindita Nikolla, vijimin e procedurave dhe bashkëpunim me grupin e PS për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Bardhi kërkon se kryeparlamentarja të jetë lehtësuese në këtë dialog transparent mes opozitës e maxhorancës.