“Igli Carës i mungon vizioni dhe programi për të drejtuar bashkinë e Durrësit”. Kështu u shpreh kryetarja e Bashkisë së Durrësit dhe njëkohësisht kandidatja e Partisë Socialiste për të drejtuar edhe për një tjetër mandat qytetin bregdetar, Emirjana Sako. Duke sjellë në vëmendje faktin që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka ndërtuar fushatën vetëm me akuza ndaj saj, Sako i kujton Carës se mbahet mend vetëm si ‘politikani që shiste vende pune kur Partia Demokratike ishte në pushtet’.