Thomas Brdaric nuk është më trajner i Vllaznisë. Humbja me Tiranën në fundjavë rezultoi fatale për teknikun gjerman me të cilin klubi shkodran vendosi të ndërpresë bashkëpunimin. Vllaznia konfirmoi ditën e hënë largimin e Brdaric nga stoli duke shtuar se skuadrën do ta drejtojë asistenti i tij Elvis Plori.