Pak ditë pas raporteve për se ish i dërguari i Trump për dioalogun, Richard Grenell paguhet për lobim nga Serbia, në dritë kanë dalë të tjera raporte që tregojnë shkallën e ndikimit të diplomacisë serbe, në cështjet rajonale. Pas Grenellit, në mediat serbe ka dalë edhe emri i të dërguarit të SHBA për Ballkanin, Matheë Palmer, i cili sipas raporteve të pakonfimuara paguhet së bashku me Këshilltarin e Trump nga Dhoma Serbe e Tregtisë.