Top News/ Pas fitores së thellë kthehet në gjykatë / Trump akuzohet për shpifje dhe dhunë seksuale
17/01/2024 11:52

Pas fitores së thellë të zgjedhjeve paraprake në Ajova, ish Presidenti Donald Trump u ul në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për shpifje nga shkrimtarja E Jean Carroll (E Xhin Keroll), pasi ajo e akuzon atë për dhunë seksuale disa dekada më parë. Trump shikonte nga tavolina e të pandehurit ndërsa avokatja e Carroll i tha një jurie se ish Presidenti Trump ia bëri asaj jetën të vështirë në vitin 2019, pasi ajo publikoi historinë e saj për një sulm seksual në dhomat e zhveshjes së një dyqani në Manhattan. “Ai përdori mikrofonin më të madh në botë për të sulmuar klienten time, për të denigruar dhe për dëmtuar reputacionin e saj”, tha avokatja. Carroll, 80 vjeç, kërkon një dëmshpërblim prej të paktën 10 milionë dollarësh në këtë aktpadi, që sjell vëmendjen tek akuza për sulm seksual, ndërsa Trump po bën fushatë për të siguruar emërimin e partisë republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit. Juria do të shqyrtojë vetëm shumën e dëmshpërblimit që Trump duhet t'i japë Carroll, jo vërtetësinë e akuzës për sulm seksual apo nëse Trump gjenjeu lidhur me këtë akuzë. Menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, Trump akuzoi gjykatësin Kaplan për anshmëri politike ndaj tij ashtu sic ka bërë edhe në rastet e padive të tjera ndaj tij. Ish Presidenti Trump mund të kalojë më shumë se një vit duke lëvizur mes sallave të gjyqit dhe fushatës, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë republikane si kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai fitoi zgjjedhjet paraprake në shtetin e Ajovës të hënën me një diferencë të madhe me rivalët dhe anketimet tregojnë se ai kryeson edhe në garën e radhës në Nju Hempshër. Ish Presidenti Trump nuk e ka pranuar fajësinë në katër çështje të tjera penale, të cilat mund ta çojnë atë në burg përpara zgjedhjeve të presidenciale të nëntorit, duke përfshirë dy akuza për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoi rivali i tij demokrat Joe Biden.

Top News- Rusia kërcënimi më i frikshëm për NATO-n, del raporti: Përpjekje dashakeqe për luftë
26/03 23:00
Top News- Zelensky “tregti” në Lindjen e Mesme: U mësoj si të ndalni Iranin por me jepni armë
26/03 22:53
Top Channel/ Vendimi i madh i Trump: Shtyn me 10 ditë sulmet ndaj Iranit
26/03 22:36
Top News- Trump paralajmëron Iranin: Nuk ka kthim prapa, bëhuni seriozë ose…
26/03 22:29
Top News- Orban akuzohet për kërcënim të votuesve: Para dhe drogë për të fituar zgjedhjet
26/03 22:28
Top Channel/ NATO jep alarmin: Rusia, kërcënimi më i madh i sigurisë
26/03 22:14
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale në 900 euro, ja kur hyn në fuqi
26/03 22:10
Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23