Kombëtarja shqiptare arriti të fitojë në miqësoren me Lihtenshtejnin duke i dhënë sinjale pozitive trajnerit Sylvinho. Futbollistët kuqezinj u shprehën të kënaqur me këtë fitore edhe pse përballë kishin një skuadër modeste. Sipas Kristjan Asllanit, kjo ndeshje iu shërbeu shumë edhe lojtarëve që kishin më pak minuta në këmbët e tyre në fushën e lojës