Pas Facebook, edhe Google tha se do të bllokojë lajmet në Kanade si reagim për kalimin e një ligji të ri që synon të detyrojë gjigantët e teknologjisë të paguajnë mediat kanadeze për lajmet që ato prodhojnë. Parlamenti i Kanadasë miratoi Aktin e Lajmeve Online javën e kaluar, duke kërkuar që platforma si Google dhe Facebook të negociojnë marrëveshje me ofruesit e lajmeve vendase.