Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ministri i Mbrojtjes Aleksader Vulin, se ai po punonte për projektin e Shqipërisë së Madhe. I pyetur ng gazetarët gjatë prezantimit të platformës dixhitale të PS për vlerësimin e kandidatëve, Rama tha se kishte ndjere neveri kur kuptoi se ajo që kiste lexuar ishte deklaratë e ministrit serb, dhe jo nje meme e sajuar në rrjetet sociale. Për Ramën presidenti serb duhet të reagojë për një deklaratë të tillë. ndërkaq ai u kujtoi zyrtareve serbe, se cfarëdo të bëjnë historinë nuk e ndryshojnë dot, pasi nuk ishte kosova që sulmoi beogradin, por e kunderta.