Mbrëmjen e djeshme Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë, që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar. Pas ‘dasmës’, nuk kishin si tëmungonin edhe komentet e banorëve të “Big Brother Vip”. Gjatë bisedave në shtëpi, banorët kanë shprehur mendimet e tyre rreth dasmës, që disa e shohin si të vërtetë, ndërsa të tjerë si lojë ose si diçka fallco. Tea është shprehur se nuk ishte dasmë, por lojë dhe se nuk e priste puthjen mes tyre. Diola, Maestro dhe Nita thanë se ishte tamam dashuri e vërtetë. E gjtha kjo situatë e krijuar në kuadrin e lojës, përfundoi me diçka të vërtetë siç ishte puthja e dyshes.