Kryeministrja e italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur këtë të martë në kiev për vizitën e parë të saj në Ukrainë, vetëm pak ditë para përvjetorit të pushtimit rus. Kryeministrja do të vizitojë po ashtu Buchan dhe Irpinin, periferitë e Kievit nga ku ushtria ruse u tërhoq me turp në fillim të luftës por ku la pas qindra viktima civile. Pasdite, meloni do të takohet edhe me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.