Presidenti kroat, Zoran Milanovicc ka deklaruar gjatë vizitës zyrtare nw Kosovë se vendi i tij do të mirëpriste Prishtinën zyrtare në NATO, duke theksuar se Zagrebi po punon që Kosova të bëhet sa më shpjet pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Por Deklarata e presidentit Milanovicc, ka nxitur reagimin e ashpër të mediave serbe. Gazeta serbe “Blic” thotë se me një deklaratë të tillë, Kroacia ka dale hapur si lobistja e re e Prishtinës. “Dje Milanovicc ishte për Kosovën në Bashkimin Evropian, sot e do Kosovën në NATO”, shkruan gazeta serbe.