Top Channel i përgjigjet apelit të Fundjave ndryshe për të ndihmuar dy fëmijë të cilët kanë nevojë për një operacion emergjent për sëmundjet e tyre të ralla. Pak ditë më parë “Fundjavë ndryshe” bëri apel për t’iu ardhur në ndihmë Sonielës dhe Enesit, familjet e të cilëve nuk kishin mundësi financiare të përballonin operacionet e vështira. Soniela vuan nga një dëmtim i shtyllë kurrizore dhe nuk lëviz dot, ndërsa 3 vjecari enes ka një sëmundje të rrallë gjenetike që i ka fshirë gjithcka nga kujtesa dhe madje nuk njeh as nënën e babanë.