Top News – Pas anijes me grurë që erdhi nga Ukraina/ Reagon Braçe-bujqve tonë u ka mbetur pa shitur!
11/08/2022 16:59

Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri. Braçe nuk e konsideron një lajm të mirë, faktin që ka mbërritur një anije me grurë nga Ukraina, për shkak se mijëra tonë grurë po i mbeten pa shitur bujqve vendas. Braçe thotë se fakti që tregtia bëhet jashtë vendit dhe jo tek bujqit vendas. Ndërkohë, deputeti shton se nëse kompania apo Ministria e Bujqësisë nuk do të publikojë kostot, Braçe thotë se do t’i nxjerrë vetë të gjitha kostot reale me të cilat është marrë gruri. “Dy ditë me radhë, lajm i rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe bujqësisë ka qenë anija me grurë që mbërriti nga Ukraina. Nuk e kuptoj pse është i rëndësishëm lajmi që një anije me 6 mijë ton grurë mbërriti në Portin e Durrësit. Askujt nuk i shkon në mendje të pyes, me çfarë kostoje erdhi ky grurë, sa del 1 kg grurë i ardhur nga Ukrainë në Doganën Shqiptare. Do doja që Ministra e Bujqësisë dhe mbi të gjitha vetë kompania që ka sjell grurin të bënte publike shifrat, çmimin, koston me të cilën ka ardhur gruri. E di pse, se ka ende grurë të prodhuar në vend, grurë shumë i mirë, me proteinë 15%, me lagështirë 13-14%, me reze 75%. Për sa kohë që një bujk ka 20-25 tonë grurë të tillë këtu në Myzeqe, përsa kohë një bujk tjetër ka pak më tutje ka 20-22 tonë grurë gjendje, pse duhet të përbëjë lajm gruri i ardhur nga Ukraina me kosto më të shtrenjtë. Kam një lutje edhe për ministrinë e Bujqësisë dhe kompanisë, nuk kam asgjë tregtia është e lirë e të tjera me radhë, po t’iu thonë publikisht njerëzve me çfarë çmimi dhe kostoje. Nëse nuk e bën do ua tregoj unë koston reale me të cilat gruri i ardhur nga Ukraina ka dalë nga Dogana Shqiptare”.

Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05
Top News- Flakët “përpijnë” banesat, emergjencat bëjnë bilancet dhe thanë se janë në gatishmëri
06/07 13:04