Pas 9 ditëve betejë të pandërprerë me flakët, në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës, situata duket drejt përmirësimit. Pavarësisht ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri djegia e pyllit ka lënë pas një katastrofë të rëndë mjedisore, pasi ka dëmtuar një sipërfaqe prej rreth 800 hektarë.