Pas më shumë se katër orësh është bërë i mundur shuarja e flakëve që përfshiu një pallat në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrugën "Sali Butka", ku ballkoni i një banese në katin e fundit të një pallati u pushtua nga flakët. Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin dhe fikjen e zjarrit.