Tridhjetë vjet pas pjesës së tretë dhe të fundit të “Beverly Hills Cop”, aktori amerikan Eddie Murphy kthehet në rolin e Axel Foley. Heroi i filmit të ri të Netflix “Beverly Hills Cop: Axel F” kthehet në Beverly Hills, ku mëson se vajza e tij dhe prokurorja Jane (Taylor Paige) është në rrezik pasi ajo zbulon korrupsionin në komisariat gjatë një hetimi.