Arrestohet nga Policia një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentative, ngjarje e ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Roskovec. Pas hetimeve bazuar në disa të dhëna e dëshmi të familjarëve, dhe koordinimit në kohë të shërbimeve policore u bë kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 10.02.2021, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit Arben Cepele 57 vjeç dhe për pasojë mbeti i plagosur në këmbë kushëriri i tij.